Ismet Beqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tij që të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai dëshiron që njëjtë si dikur, përsëri të udhëheqë me kryeqytetin.
Ishte dikur kryetar i Komunës së Prishtinës, por është shprehur i gatshëm ta ushtrojë përsëri këtë pozitë.
Bëhet fjalë për Ismet Beqirin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili tha se nuk i mungon vullneti të garojë përsëri në zgjedhjet lokale, njofton Insajderi.
Duke komentuar punët apo, siç u shpreh ai në televizionin publik, “dështimet e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti”, Beqiri ka thënë se qytetarët e Prishtinës më nuk duhet të gabojnë.
“Kryetari i Prishtinës duhet të koncentrohet veç në punën e tij, jo të merret me të punë tjera. Shtoja kësaj edhe kur ai kryetar i ndërron partitë. E kam pikë të dobët Prishtinën, sepse këtu po jetojmë. Të gjithë duhet a kenë këtë pikë të dobët Prishtinën. Unë jam në dispozicion që të garojë sërish, por kjo varet nga partia, nga degët e Prishtinës”, ka thënë Beqiri.
“Vullneti ekziston, unë isha i gatshëm edhe në vitin 2017. Jam në dispozicion të partisë. Nuk jam i shortuar e as i djeshit, jam qe 30 vjet në LDK. Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave gjithmonë i ka fituar zgjedhjet”, ka shtuar ai./Insajderi.com