Ismet Beqiri flet për rrahjet e LDK-së – Akuzon mediet për zmadhimin e ngjarjeve

Ismet Beqiri flet për rrahjet e LDK-së – Akuzon mediet për zmadhimin e ngjarjeve

Sonte është duke u zhvilluar gara për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë, ndërmjet Safet Kamberit dhe Faton Pecit.

Aty ka marrë pjesë edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka komentuar rrahjet e LDK-së, ndërsa ka akuzuar mediet për zmadhimin e ngjarjeve brenda partisë së tij, njofton Klan Kosova.

“LDK nuk duhet t’i jap material partive tjera për së keqi”, ka thënë Beqiri.

Të dielën ka ndodhur edhe një përleshje tjetër ndërmjet anëtarëve të LDK-së në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pas incidenteve që kishin ndodhur në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Ndërkohë që zgjedhjet e brendshme në Mitrovicë që po mbahen sonte, ishin anuluar muaj më parë për shkak të përleshjeve midis simpatizuesve të dy kandidatëve që po garojnë për kryetarë të degës./ Insajderi.com