Ismet Beqiri godet Edi Ramën: Zgjedhjet e djeshme ishin tentim kthimi në ’97-ën

Ismet Beqiri godet Edi Ramën: Zgjedhjet e djeshme ishin tentim kthimi në ’97-ën

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka kritikuar procesin e votimeve të 30 qershorit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Beqiri ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, me pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve, pa opozitën, më së paku i ngjanin zgjedhjeve dhe se kjo nuk ka lidhje me demokraci, me pluralizëm.

“Ky ishte tentim kthimi i Shqipërisë së para 30 viteve”, është shprehur ai.

Më tutje ai ka vlerësuar se kjo nuk iu duhet shqiptarëve dhe se Shqipërisë i duhet zgjidhja e problemeve, e jo farsë zgjedhjesh.

“Bojkotimi masiv i zgjedhjeve nga ana e shqiptarëve, është mesazh i qartë, se nuk kthehet monizmi, ai ka ikur, ashtu siq duhet ikur çdo keqqeverisje, kudo ku ajo është e tillë, sot në Shqipëri e nesër në Kosovë. 80 % (plus, minus) e qytetarëve të Shqipërisë folën fortë e zëshëm, nuk ka kthim pas, nuk ka kthim në të kaluarën e errët” ka deklaruar më tutje Beqiri.