Ismet Beqiri tregon pse Isa Mustafa i ftoi liderët e partive kosovare në takim

Ismet Beqiri tregon pse Isa Mustafa i ftoi liderët e partive kosovare në takim

Përderisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është në takim me të parin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmetin, sekretari i LDK-së Ismet Beqiri, ka treguar se për çfarë arsye kryetari i tij po i fton liderët e partive tjera në takim.

Beqiri për Gazetën Express, ka thënë se kryetari i tij në vazhdimësi është duke i thirrur liderët e partive të tjera për një njoftim.

“Mund të konfirmoj se kryetari Mustafa, në vazhdimësi është duke i thirr liderët e partive të AAK-së, NISMA-s, Vetëvendosjes dhe PSD-së. Me Kurtin dihet që është mbajtur takimi javën e kaluar. Kryetari Mustafa të gjithë këta do t’i njoftojë rreth asaj se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje. Ne jemi parti më e madhe dhe si e tillë mendojmë të shkojmë e vetme në zgjedhje”, ka thënë Ismet Beqiri.

Ai ka konfirmuar se me PDK-në asnjëherë nuk do të flasin për një koalicion qeveritar. / Insajderi.com