Isni Kilaj niset drejt Hagës

Isni Kilaj niset drejt Hagës

Zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj, është nisur për në Hagë. Ai do të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kilaj gjatë luftës ishte pjesë e UÇK-së.

Lajmin e nisjes për në Hagë, e bëri të ditur vet Kilaj përmes një postimi.

“Rrugës për Hagë! Ju faleminderit për mbështetje!”, ka shkruar Kilaj