
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka bërë keqpërdorim ndaj fëmijëve për pornografi, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë të shtunën e 6 marsit, ndërsa i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI – Istog, Viti 2020. Lidhur me rastin me date 06.03.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com