Kishte rrahur vazhdimisht gruan e tij në Istog, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
 
                    Është arrestuar një person në Istog pasi ka sulmuar vazhdimisht gruan e tij.
Në raportin e Policisë së Kosovës me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka sulmuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Insajderi.com/
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          