
Policia e Kosovës njofton se një çift janë paraqitur në stacionin policor në Istog dhe kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar pa pëlqimin e prindërve të vajzës e cila është e mitur, njofton Insajderi.
Në lidhje me rastin për konsultuar edhe prokurori i shtetit.
“Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës”.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com