Istog: Shpërthen bombola e gazit në vendin e punës, lëndohen tre persona

Istog: Shpërthen bombola e gazit në vendin e punës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore derisa në vendin e tyre të punës ka shpërthyer një bombolë gazi, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Istog, përkatësisht rreth orës 15:30, në një kompleks banesor.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit dy nga ta janë liruar në shërim shtëpiak, ndërsa një ka mbetur I hospitalizuar por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Istog 29.08.2020 – 15:30.Është raportuar se tre meshkuj kosovar të cilët ishin duke punuar në një kompleks banesor, ka shpërthyer një bombolë gazi dhe që të tre kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit dy nga ta janë liruar në shërim shtëpiak ndërsa një ka mbetur i hospitalizuar por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com