Isufi për koalicionin AAK-Nisma – PSD: Kundërshtarët nuk e kanë të lehtë ta përballojnë

Isufi për koalicionin AAK-Nisma – PSD: Kundërshtarët nuk e kanë të lehtë ta përballojnë

Ahmet Isufi ka përmendur një koalicion të mundshëm mes AAK-së, Nisma-s e PSD-së.

Nënkryetari i AAK-së gjatë debatit të organizuar nga Riinvest me temë “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, ka thënë se kundërshtarët politikë ndoshta nuk do ta kenë të lehtë t’a përballojnë këtë koalicion.

“Kur përmendet koalicionet e mundshme nuk duhet të përmendet sepse po i shohim lëvizjet e fundit që po ndodhin. Marrëdhëniet tona janë mundësi me NISMA-n që të kemi koalicion por edhe me PSD-në që na kanë bërë të besojmë se mund të kemi koalicion në të ardhmen dhe kundërshtarët politikë ndoshta nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë”, ka thënë Isufi.

Isufi ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje sepse gjithë partitë politike janë në dakorduar.

Në këtë debat përveç Ahmet Isufit pjesë morrën edhe Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, Arben Gashi nga LDK-ja dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com