
Anëtari i Komisionit për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Florim Isufi, ka treguar për të gjeturat e Komisionit. Duke raportuar para Qeverisë, ai ka thënë se në Zagreb të Kroacisë kanë gjetur një hartë e cila tregon kufirin e Malit të Zi.
Sipas tij, kjo është harta e parë e Malit të Zi të cilën e ka vendosur vetë ajo pas pavarësisë së saj. Nga kjo hartë, Isufi thotë se kufiri është në Kullë dhe Qakorr.
Gjithashtu, ai ka thënë se nga marrëveshja e Malit të Zi me IPA-n, kufiri i këtij shteti nuk përputhet me kufirin e vendosur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi i nënshkruar në Vjenë të Austrisë./Insajderi.com