Italia mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë e Malin e Zi

Rreziku nga coronavirusi ka detyruar Italinë të mbyllë kufijtë për Kosovën, Serbinë e Malin e Zi

Italia mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë e Malin e Zi

Italia ka bllokuar hyrjen në territorin e saj të çdo qytetari që vjen nga Kosova, Serbia edhe Mali i Zi.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur sot urdhëresën e futjes së Kosovës, Serbisë e Malit të Zi si vende rrezik pandemie.

Kush ka qenë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit ndalohet të hyjë apo të tranzitojë në Itali.

“Në botë pandemia është në fazën e saj me të ashpër” thotë Ministri i Shëndetësisë Speranza.

Kosova, Serbia dhe Mali Zi kanë shënuar rritje të rasteve me coronavirus në muajin e fundit duke u konsideruar zona të rrezikshme. /Insajderi.com/