
Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës, duke thënë e mirëpresin dialogun në Bruksel ku do të takohet kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq.
“Italia mirëpret takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë”.
“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, shkruan Ambasada e Italisë në Kosovë përmes Twitter.
Situata në Veriun e Kosovës.
Automjetet e blinduara të ushtrisë serbe janë larguar të mërkurën nga kufiri me Kosovën.
Dy prej mjeteve ushtarake të blinduara “Lazar” dhe “Milosh” kishin qenë të stacionuara në Rashkë nga e hëna, dy kilometra larg kufirit në Jarinje, raporton N1.info.
Këto mjete ishin stacionuar afër rrugës, teksa ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste deklaroi se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake.
Lëvizjet e aeroplanëve ushtarak serbë janë bërë gjatë disa ditëve për shkak të tensionimit të situatës në Veri të Kosovës. /Insajderi.com

Veriu i Kosovës.