
Italia ka shënuar fitore kundër Belgjikës në kuadër të Grupit E
Italia ka fituar derbin e Grupit E në Euro 2016, duke mposhtur Belgjikën favorite me rezultat të pastër 2:0.
Belgjika ka qenë dominuese në këtë takim, por një gol i mesfushorit Giaccherini në pjesën e parë dhe një i Graciano pelle në pjesën e dytë i kanë mjaftuar Italisë për të marrë tre pikët e para.
Pas kësaj fitoreje Italia kryeson grupin me 3 pikë, ndërsa Belgjika është e fundit me zero pikë.