Orlando: Ri-konfirmova angazhimin për të mbështetur reformat e Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Italia do ta mbështes Qeverinë e Kosovës dhe dialogun që pritet të ri-fillojë me Serbinë, ka shkruar në një cicërim në Twitter, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, njofton Insajderi.
Gjithashtu, Italia mbështet Kosovën në reformat që e presin vendin.
“Unë ri-konfirmova angazhimin për të mbështetur reformat e Kosovës dhe dialogun me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar në rrjetin social ambasadori italian, pas takimit me kryetaren e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale dhe veprimtarinë e Kuvendit, përfshirë progresin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.