Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se të njëjtës i është gjetur një sasi me substancë narkotike në çantën e saj, njofton Insajderi.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e tyre 24-orësh, ku thuhet se substance narkotike e dyshuar është e llojit Amfetaminë, me peshë 0.81 gram.
E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 22.12.2020 – 08:20. Është ndaluar një femër për kontrolle të detajuar dhe gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur një sasi me substancë narkotike e dyshuar Amfetaminë me peshë 0.81 gram. E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com