Ivanov nënshkruan dekretin, Gjergj Dedaj pranohet ambasador në Maqedoni

Ivanov nënshkruan dekretin, Gjergj Dedaj pranohet ambasador në Maqedoni

Gjergj Dedaj tashmë zyrtarisht mban postin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup.

Dedaj pohoi këtë lajm, duke thënë se prioritet i tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Do jam Ambasador i devotshem dhe dinjitoz, i Kosoves ne Maqedoni! Falenderoj Presidentin Thaqi, per dekretimin tim, Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne Shkup, si dhe nje falenderim per Presidentin e Republikes se Maqedonise Ivanov, per nenshkrimin e dekretimit tim, ne kete mision te rendeshishem shtetëror”, ka shkruar Dedaj.

Pak kohë më parë, Dedaj u përfshi në një debat të ashpër me komunitetin turk në Kosovë pas një deklarate që kishte bërë kundër shtetit turk, por edhe kundër Serbisë. Pas kësaj pati kundërshtime në Shkup për emërimin e tij ambasador.