Izet Sadiku emërohet ushtrues detyre i drejtorit në Infektivë

Izet Sadiku emërohet ushtrues detyre i drejtorit në Infektivë

Infektologu Izet Sadiku është emëruar të martën ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, teksa ka shtuar se e pret një punë e madhe në këto ditë të pandemisë.

“Prej dje jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Klinikën Infektive”, ka thënë shkurt Sadiku.

Vendimi për emërimin e Sadikut ka ardhur pas dorëheqjes së drejtoreshës Lindita Ajazaj-Berisha.

Ai më herët ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Insajderi.com