Izet Sadiku jep dorëheqje nga u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

Izet Sadiku jep dorëheqje nga u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, Sadiku tha se nga detyra është liruar më 21 maj, ndërsa arsyet janë personale.

Sadiku tha se këtë detyrë e ka pranuar pasi që në atë kohë situata me COVID-19 kishte filluar të rëndohej me rritjen e numrave të të infektuarve dhe ka vendosur që të vijë në krye të Klinikës Infektive derisa të stabilizohet gjendja dhe shifrat e të infektuarve të ulen.

“Për shkak të situatës e kam njoftuar drejtorinë se do të jem drejtor vetm gjatë kësaj kohe dhe kur filluam të stabilizohemi unë jam dorëhequr me 21 maj”, ka thënë ai.

“Edhe gjatë kohës kur e kam pranuar detyrën nuk kam pasur pretendime për ta mbajtur këtë post, me qetësimin e situatës kam dhënë dorëheqje të parevokueshme”.

Sadiku kishte pranuar të ushtrojë detyrën e drejtorit të Infektivës në fillim të muajit mars, pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës.

Kohë më parë ai ka qenë dy herë zëvendësministër i Shëndetësisë. /Insajderi.com