Izetbegoviq: Statusi i Kosovës s’mund të lidhet me një status të ri të Republikës Serbe

Izetbegoviq: Statusi i Kosovës s’mund të lidhet me një status të ri të Republikës Serbe

Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, tha se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk mund të lidhet me ndonjë status të ri të Republikës Serbe.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të lidhin statusin e ardhshëm të Kosovës, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë është e njëjta anë, ajo serbe, që bëri krime, gjenocid, çoi në ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar dhe të sulmeve ajrore të NATO-s për të ndaluar dhunën e tmerrshme kundër jo-serbëve,” tha ai për portalin Radiosarajevo.ba.

Ai vlerësoi se “nuk ka parakushte historike, morale apo ligjore” për pavarësinë e Republikës Serbe.

Izetbegoviq mes tjerash theksoi se Serbia “do të duhet ta njohë gjenocidin dhe të ndalojë mbrojtjen e kriminelëve të luftës nëse dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”.