Aleanca Izrael-Rusi kundër anëtarësimit të Kosovës dhe Palestinës në Interpol

Synimi i Palestinës që të anëtarësohet në Interpol, ka shtyrë Izraelin që të kërkoj lidhje me të forta me Rusinë që duke përdorur Kosovën të dalin kundër anëtarësimit të këtyre shteteve në këtë organizatë të rëndësishme, raporton Insajderi, bazuar në raportimet e mediave në Izrael.

Aleanca Izrael-Rusi kundër anëtarësimit të Kosovës dhe Palestinës në Interpol

“Izraeli është duke shpresuar që fakti që Kosova së bashku me Ishujt Solomon janë duke kërkuar anëtarësimin në Interpol, do të bëjë që Rusia dhe vendet e tjera të votojnë kundër anëtarësimit të Palestinës në Interpol”.

Kështu shkruan gazeta izraelite “Times of Israel” në një shkrim të sajin në lidhje me synimin e Palestinës për t’u anëtarësuar në Interpol, por pa e specifikuar nëse Izraeli do të votoj kundër apo pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Fakti që Rusia e nuk e njeh Kosovën e cila ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe është kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, ka bërë që Izraeli të synoj një aleancë me Rusinë për të penguar anëtarësimin e këtyre vendeve në Interpol.

Për dallim nga Rusia që është kundër shtetësisë së Kosovës në Interpol, autoritetet izraelite po e mbështesin kundërshtimin e tyre ndaj Palestinës duke alarmuar se informacione të ndjeshme të Interpol-it mund të rrjedhin tek organizata të ndryshme terroriste.

Izraeli kërkon me ngulm ta ndalojë futjen e Palestinës në Interpol

Bazuar në agjencinë shtetërore të lajmeve në Palestinë, “Wafa”, Palestina është duke lobuar me të madhe për të siguruar votat, raporton Insajderi.

Përfaqësueses nga 190 vende të botës do të tubohen në Asamblenë Gjenerale të Interpol-it në Bali të Indonezisë prej 7 deri me 10 nëntor.

Palestina, Kosova dhe Ishujt Solomon kanë aplikuar në gusht të vitit 2015 për anëtarësim në Interpol.

Mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol është parë nga autoritetet e Kosovës si një nga arsyet pse ndodhin arrestimet e kosovarëve në Serbi bazuar në aktakuzat e ngritura nga gjykatat serbe në Serbi dhe ato paralele në të Serbisë në Kosovë.

Kur në fund të shtatorit të këtij viti në kufi me Serbi, autoritetet serbe arrestuan nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaqin, kryeministri Isa Mustafa në seancën e Kuvendit të Kosovës për Nehat Thaqin që u lirua tek sonte me 1 nëntor, kishte potencuar faktin e anëtarësimit në Interpol.

Mustafa kishte thënë se fakti q Kosova nuk është e anëtarësuar në Interpol, bënë që Serbia në vazhdimësi t’i freskojë dhe zgjerojë listat e kosovarëve për të cilët kërkon që të bëhet arrestimi i tyre nga Interpoli dhe organet tjera.

“Meqenëse ne si shtet nuk kemi 20 qasje në të dhënat e Interpolit, sepse nuk jemi anëtar të Interpolit, as Europolit, ne pastaj nuk kemi informata se cilët qytetarë të Republikës së Kosovës janë të rrezikuar nga listët e tilla dhe nga veprimet e tilla”, kishte thënë Mustafa para deputetëve.

Thaqi akuzohet për krime kundër serbëve në Lipjan

Madje Mustafa kishte thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në Interpol,  Kosova ka kërkuar në Bruksel që të parandalohen këto lista, që Serbia të heqë dorë nga akuzat që i bën ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, ose që Kosova të njoftohet nga organet ndërkombëtare lidhur me listat për qytetarët tanë.

“Sepse është e vërtetë që kështu ka ndodhur edhe me zotin Haradinaj, kështu mund të ndodhë edhe me personalitete tjera të Kosovës, për arsye se ne nuk kemi qasje dhe për arsye se Serbia po vepron, edhe përkundër asaj që ne po bëjmë përpjekje të normalizimit të marrëdhënieve, po vepron në të kundërtën e këtij normalizimi”, kishte thënë Mustafa në seancën e mbajtur me 11 tetor./Insajderi.com