Shumë nga shtetet e fuqishme të botës janë reaguar në përkrahje të Izraelit, sa i përket sulmeve me raketa nga organizata terroriste palestineze Hamas, njofton Insajderi.
Lidhur me këtë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka falënderuar këto shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e shumë shtete të tjera.
“Faleminderit që po qëndroni me Izraelin dhe për mbështetjen në të drejtën tonë për vetëmbrotje kundër sulmeve terroriste”, ka shkruar Netanjahu.
🇺🇸🇦🇱🇦🇺🇦🇹🇧🇦🇧🇷🇧🇬🇨🇦🇨🇴🇨🇾🇨🇿🇬🇪🇩🇪🇬🇹🇭🇳🇭🇺🇮🇹🇱🇹🇲🇩🇳🇱🇲🇰🇵🇾🇸🇮🇺🇦🇺🇾
Thank you for resolutely standing with 🇮🇱 and supporting our right to self defense against terrorist attacks.— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) May 15, 2021
Po bëhen gati një javë prej kur Izraeli po zhvillon luftime me Hamasin, por edhe me organizata të tjera përfshirë edhe Hezbollahun. /Insajderi.com