Izraeli falënderon SHBA-të, Gjermaninë, Shqipërinë dhe shtetet që i dolën në përkrahje, Kosova pa qëndrim

Izraeli falënderon SHBA-të, Gjermaninë, Shqipërinë dhe shtetet që i dolën në përkrahje, Kosova pa qëndrim

Shumë nga shtetet e fuqishme të botës janë reaguar në përkrahje të Izraelit, sa i përket sulmeve me raketa nga organizata terroriste palestineze Hamas, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka falënderuar këto shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e shumë shtete të tjera.

“Faleminderit që po qëndroni me Izraelin dhe për mbështetjen në të drejtën tonë për vetëmbrotje kundër sulmeve terroriste”, ka shkruar Netanjahu.

Po bëhen gati një javë prej kur Izraeli po zhvillon luftime me Hamasin, por edhe me organizata të tjera përfshirë edhe Hezbollahun. /Insajderi.com