Izraeli për protestën: Faleminderit Kosovë për rreshtim kundër terrorizmit

Izraeli për protestën: Faleminderit Kosovë për rreshtim kundër terrorizmit

Izraeli është shprehur falënderues ndaj Kosovës, pasi një grup qytetarësh në Prishtinë, protestuan të premtën në mbështetje të tyre, shkruan Insajderi.

Është departamenti i Ministrisë së Jashtme të Izraelit për Ballkanin Perëndimor, ai që është shfaqur mirënjohës ndaj kësaj nisme të sotme.

Ky department ka falënderuar Kosovën që sipas tyre “u rreshtuan kundër terrorizmit”.

”Faleminderit Kosovë! Që dolët pro-Izraelit, që dolët kundër terrorizmit, që arritët ta kuptonit ekuacionin se Gaza pa Hamasin ofron një mundësi për paqe”, është shkruar në njoftim.

Marshi në mbështetje të popullit izraelit është mbajtur të premten në Prishtinë.

Ky marsh vjen një javë pasi ishte mbajtur një i tillë, por në mbështetje të Palestinës./Insajderi.com