Izraeli pritet ta njohë shtetin e Kosovës

Izraeli pritet ta njohë shtetin e Kosovës

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka njoftuar se Izraeli është vendi që do ta njohë Kosovën, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur ai nga Uashingtoni, ku është duke i ndjekur nga afër zhvillimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Mushkolaj thotë se në bazë të burimeve, sot Kosovën do të njeh shteti i Izraelit.

“Është një njohje shumë domethënëse që ka një simbolike të veçantë edhe për shkak të raporteve të Izraelit me Serbinë”, tha Mushkolaj.

Ndërkohë pala kosovare është duke kryer kontrollet e kërkuara në hotel dhe të niset për në Shtëpinë e Bardhë. /Insajderi.com