Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, ka njoftuar se pas marrëveshjes të Uashingtonit" />

Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, hap drejt paqes

Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, hap drejt paqes

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, ka njoftuar se pas marrëveshjes të Uashingtonit, Kosova dhe Serbia, do të vendosin ambasadat e tyre ne Jerusalem

Ministri i Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi, ka thënë se e shohin këtë akt si hap simbolik në promovim të paqes.

“Ne e shohim vendimin e Serbisë dhe Kosovës për krijimin e ambasadave në Jerusalem si një hap simbolik drejt promovimit të paqes midis këtyre vendeve. Qyteti i Jerusalemit, kryeqyteti i përjetshëm i Shtetit të Izraelit, do të përbëjë një urë paqeje për të gjithë botën. Unë u bëj thirrje vendeve të tjera të ndjekin hapat e tyre dhe të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit”, tha ai, transmeton Insajderi.

Po ashtu, në këtë njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aletati më i mirë i Izraelit – kjo i referohet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbisë dhe marrëveshjes së fundit të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Administrata amerikane vazhdon të çojë në përparime të rëndësishme diplomatike, si në marrëdhëniet tona me Serbinë dhe Kosovën, ashtu si në promovimin e normalizimit dhe marrëveshjen historike të paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Izraeli nuk ka asnjë aleat më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Izrael. /Insajderi.com