Izraeli zyrtarisht njeh Kosovën shtet

Izraeli zyrtarisht njeh Kosovën shtet

Ka ardhur njohja përfundimtare për pavarësinë e Kosovës nga ana e Izraelit, njofton Insjaderi.

Lajmin e ka konfirmuar gazetarja Garentina Kraja, e cila vepron në Izrael.

Një njoftimin e saj në Twitter, Kraja ka shkruar se: “Është zyrtare: Izraeli e njeh Kosovën si shtet të pavarur si pjesë e ndërmjetësimit të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë”.

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit është paralajmëruar më herët, pasi që Kosova dhe Serbia kanë paralajmëruar arritjen e një marrëveshje ekonomike, e cila është e pëlqyeshme edhe nga ana e ShBA-ve./Insajderi.com