Ja kush i merr përsipër sulmet ndaj bazave amerikane në Irak

Ja kush i merr përsipër sulmet ndaj bazave amerikane në Irak

Një bazë ajrore që strehon trupa amerikane në Irak është goditur nga raketa, sipas burimeve të sigurisë amerikane.

CNN raporton se ka edhe viktima, por që ende nuk dihet për numrin, transmeton Insajderi.

Ky sulm vjen pasi komandanti i lartë iranian Qassem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad të premten, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan BBC.

Irani ka kërcënuar “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e Soleimanit.

Shtëpia e Bardhë është në dijeni të raporteve për një sulm dhe Presidenti Trump po “monitoron” situatën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në një bazë ajrore irakiane që strehon trupat amerikane.

“Me dhjetëra raketa kanë goditur bazën ajrore të SHBA-së Ain al-Asad në Irak,” thuhet në deklaratën e tyre sipas Press TV të Iranit.