
Kur është koha për hapjen e kapitullit të 31-të për Serbinë, Brukseli mund që si kusht të kërkojë që ‘Qendrës humanitare ruse’ apo njohur ndryshe si ‘Qendra ruse për spiunim’ në Nish, të mos i jepet statusi diplomatik, dhe më pas të kërkohet edhe shuarja e saj, raporton Novosti,transmeton Indeksonline.
Gazeta e Beogradit kujton se një raport mbi shfaqjen e këtij kapitulli në lidhje me politikën e jashtme dhe siguri, ende nuk është dorëzuar në Beograd, dhe thekson se ky dokument është i mbyllur sepse vendet baltike dhe Polonia kanë insistuar se në të përfshihen një seri kërkesash lidhur me dobësimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Rusisë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj bashkëpunimit ushtarak.