Ja prej nga vijnë të infektuarit e fundit me koronavirus

Ja prej nga vijnë të infektuarit e fundit me koronavirus

Në Kosovë, sot janë shënuar edhe tri raste të reja me koronavirus.

Nga 91 raste sa ishin deri më tani, tash numri ka arritur në 94, shkruan Insajderi.

Tri rastet e fundit, janë dy me vendbanim në Prishtina dhe një nga fshati Kijevë i Komunës së Malishevës.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com