Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, të mërkuren e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Gjoba Mandatore.
Me këtë të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende jo të caktuara do të ndëshkohen.
Dënimet do të jenë nga 20 deri në 100 euro.
Ministri Matoshi tha se “Këto gjoba kanë për qëllim ndalimin e hedhjes së mbeturinave në vende jo të caktuara, si dhe mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private”.
Ai shtoi se “ Institucionet që do të merren me këto gjoba do të jenë ministria e Mjedisit, komunat, dhe Policia e Kosovës”.
Lartësia e shqiptimit të dënimeve do të jetë e kategorizuar varësisht nga vepra.
Të gjithë ata hedhin e cigare në rrugë në bazë të udhëzimit administrativ do të sanksionohet me 20 euro;
Hedhja e mbeturinave dhe ambalazheve në vende jo të caktuara 30 euro;
Mbeturinat komunale që hidhen në vende jo të caktuara është paraparë me 40 euro;
Hedhja e mbeturinave dhe cigareve nga vetura 50 euro;
Djegia dhe dëmtimi i kontinjerëve 50 euro.
Ata që hedhin mbeturina dhe sende tjera nga ballkoni 70;
Hedhja e materialeve ndërtimore dhe medicinave në vende jo të caktuara 90 euro.
Dënimin më të lartë pritet ta marrin ata që hedhin mbeturinat në lumë, djegin goma, dhe djegin sipërfaqe të tokës, dhe kjo pritet të dënohet me 100 euro.
Afati i pagesës së këtyre gjobave pritet të jetë 15 ditë.
Nëse pagesa bëhet brenda kohës së caktuar, dënimi ulet për 50 përqind.
Në të kundërtën në rast të mospagesës, realizimi i tyre pritet të bëhet nëpërmjet përmbaruesit.