Afrim Osmani po kujton se si 19 vjet më parë, rrugën kah Lugu i Kaprollëve, në Abri të Epërme të Drenasit, nuk e bënte kaq kollaj e lirshëm. Këndej, ish-ushtari i UÇK-së-së, shkonte në kampin e njësisë speciale të Zonës Operative të Drenicës, Brigadës 111 “Adem Jashari”.
Pikërisht në natën e ndërrimit të motive më ‘98-’99, Osmani thotë se nuk kishte krisma si ditëve të tjera. Thotë se nuk kishin kushte që këtë ditë ta dallonin nga ditët tjera.
Por, cakërrimin e gotave e kishin të veçantë. E veçantë për rreth 100 ushtarët e kësaj brigade ishte edhe urimi.
31 dhjetori, për Afrimin është e veçantë edhe për një arsye tjetër. Festa e ndërrimit të moteve ‘98-‘99 për Afrimin ishte hera e parë larg familjes. Por, këtë mërzi ai thotë se ia zëvendësoi krenaria se ishte në vendin e duhur në kohën e duhur. /Klan Kosova/