fbpx

BE-ja sqaron se Apostolova u përkthye keq për Asociacionin

BE-ja sqaron se Apostolova u përkthye keq për Asociacionin

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes dërgimit të fjalimi të përfaqësueses së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka lajmëruar se mediat lokale e përkthyen keq fjalimin e saj të mbajtur në tryezën e Grupit për Studime Ligjore dhe Politike.

Në media gjatë ditës u raportua se Apostolova kishte thënë se marrëveshja për asociacionin duhet të ë edhe njëherë nga Gjykata Kushtetuese, duke kërkuar që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe të themelohet sa më parë.

“Marrëveshja e Asociacionit duhet të ë dhe Asociacioni të themelohet sa më shpejtë që është e mundur”, cituan mediat Apostolovën.

Por në fjalimin e saj, nuk përmenden askund “Gjykata Kushtetuese” e as fjala “rishikim”.

Krejt cka përmendet në fjalimin e Apostolovës për Asocicacionin, është se ai duhet të themelohet sa më shpejt.

“Në kuadër të kornizës së dialogut BE-ja pret normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të palëve dhe që Asociacioni/Bashkësia të themelohet sa më shpejtë që është e mundur. Progresi i arritur në dialog është parakusht për të dy palët për të arritur progres në rrugën e tyre drejt BE-së”, thuhet në fjalimin e Apostolovës, të dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë./Insajderi.com

Fjalimi i plotë i Apostolova, mbajtur sot