LDK e Lipjanit dhe kandidati i saj për kryetar komune Imri Ahmeti, në Ribar të Madh ka mbajtur tubim me përkrahës të këtij subjekti, për të prezantuar premtimet se çfarë do të bëjë, për të ndryshuar në këtë lokalitet të madh, si dhe në Komunën ku garon për të qenë i pari edhe për një mandat.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në hapësirat e Shkollës Fillore “Kadri Beba, pasi ka shpalosur programin e tij, me të cilin synon të qeverisë edhe për një mandat, ka numëruar edhe projektet e programit të tij qeverisës, që ka paraparë t’i realizojë në këtë fshat. Një ndër nevojat e Ribarit, Ahmeti ka përmendur ndërtimin e një salle të sportit, për të cilën u zotua se do ta realizojë.
Gjithashtu ndriçimin publik për të gjitha rrugët, si dhe asfaltimin e rrugës prej lagjes së Hotëve, e që do të lidhet me Torinën.
Një prej projekteve më atraktive, që do të përfitonte Ribari i Madh dhe zona përreth, Ahmeti ka përmendur Zonen Industriale në Kërçevë, për të cilën tha se pret që në dy vitet e ardhshme të startohet me punë nga kompanitë e ndryshme që do të investojnë, e që sipas tij do të gjenerojë vende të reja të punës, ku banorët e kësaj zone do t’ia shohin hajrin.
Ahmeti nuk ka harruar edhe oponentët politikë, për të cilët tha se janë çu peshë , që duke prodhuar lajme të rreme të vijnë në pushtet , duke mos gjetur mënyrë tjetër për tu kthyer, siç tha në grazhdin ku kanë ngrënë, sepse u janë këputur damarët e fitimit.
“ Të gjithë janë të njëjtë, sepse janë të inkriminuar në krime, po fshehën nëpër parti të ndryshme politike dhe të cilët heredokurdo do ti dënojë ja ligji ja Zoti”, ka thënë Ahmeti.
Ai sërish ka përsëritur se vota nuk duhet të shpërndahet, duke dhënë sqarim pse kjo nuk bënë të ndodhë, ndërkohë që ka kërkuar që të gjithë të bashkohen me numrin 47, që Komuna ta ketë një të ardhme më të mirë, e jo siç tha që nëse lejohen që votat të shpërndahen te të tjerët , pastaj ata do të bëhen bashkë dhe do ta kthejnë Lipjanin aty ku ishte para katër viteve.
Ndërsa ka shtuar se votën e kërkon mbi bazën sepse ai dhe ekipi i tij, në krahasim me të tjerët janë më të mirët, janë më të zotët dhe më të përgjegjshëm para ligjit dhe Zotit.
Në fund Ahmeti tha për Ribarin se do të duket një prej fshatrave më të bukura në Komunë.
” Unë do të ndjehem si fqinj i Ribarit, si banor Ribarit dhe të jeni të sigurt se do të përkushtohem për ju, më shumë se për Torinën time”, ka përfunduar Ahmeti.