Jabllanoviqi tregon se si ndodhi arrestimi i tij

Jabllanoviqi tregon se si ndodhi arrestimi i tij

Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, është liruar mbrëmë në orët e vona. Ai ishte përfshirë në një incident dhe për pasojë edhe ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Jabllanoviq  ka treguar ngjarjen se si kishte ardhur deri te incidenti.

“Unë me disa koleg ishim afër zyrave të partisë sonë, dhe kemi vërejtur disa aktivistë të Listës Serbe duke vendosur pllaka marketingu të Listës Serbe, dhe aty nuk ka pasur as kacafytje e as përleshje dhe as përdorim të armës”, ka thënë Jabllanoviq për lajmi.net.

Ai ka treguar se, po sa ishte nisur për në zyrën e tij, nga brezi i kishte rënë arma.

Sipas Jabllanoviqit, arma ishte me leje dhe se më të nuk e kishte kërcënuar e as frikësuar askënd.

Jabllanoviqit është kritik i ashpër edhe ndaj të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” e udhëhequr nga Marko Gjuriqi.

“Është për keqardhje reagimi i Zyrës së Gjuriqit, këtë reagim nuk e pati kur zyrat tona u gjuajtën me armë të gjata – me kallashnikov dhe as Lista Serbe nuk reagoi fare”, ka thënë Jabllanoviq.

Sipas tij, kjo zyrë po shërbehet me rrena.

Jabllanoviq në fund thotë se posa “policia kishte kuptuar se arma ishte me leje” e kishin liruar, dhe shton se “nuk do të zmbrapset nga këto provokime”.