Jahjaga dëshiron të flas në Kongresin Amerikan për krimet serbe të kryera në Kosovë

Jahjaga dëshiron të flas në Kongresin Amerikan për krimet serbe të kryera në Kosovë

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga gjatë takimit që ka pasur me kongresisten amerikane, Lois Jane Frankel, ka kërkuar nga ajo mbështetje për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile në Kosovë.

“Nga kongresistja amerikane, Lois Jane Frankel, kërkova mbështetje për kërkesën time drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook