![Jahjaga: Dhuna familjare vazhdon të jetë në nivele të larta](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/03/jahjaga-4-730x440.jpg)
Dhuna familjare në Kosovë vazhdon të jetë në nivele të larta dhe si e tillë po përmendet si njollë e cial sfidon demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Kështu ka thënë Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, në promovimin e doracakut “Dhuna në Familje”.
Sipas saj, Kosova ka hartuar strategji veprimi për të luftuar dhunën në familje, madje prej korrikut të vitit 2013 institucionet e Kosovës kanë aprovuar procedurat standarde të veprimit për të parandaluar dhunën në familje.
Dhuna në familje vazhdon të jetë një nga format më të e përhapura të dhunës që prekin kryesisht gratë, fëmijët dhe të moshuarit në Kosovë./Insajderi.com