Jahjaga: Dhunimet në Kosovë – mjet lufte i Serbisë

Jahjaga: Dhunimet në Kosovë – mjet lufte i Serbisë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e angazhuar për të vërtetën e dhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë ka folur për tabutë mbi këtë temë, si edhe pse nuk ka padi të mjaftueshme kundër dhunuesve.

Jahjaga thotë se dhunimet në Kosovë kanë qenë mjet lufte i Serbisë.

“Është e vërtetë që në këto 20 vitet e fundit po flitet për numrin rreth 20 mijë gra dhe burrave, të cilët janë dhunuar gjatë luftës në vitin 1998-99 në Kosovë ku trupi i tyre është shndërruar në një lloj fushë beteje dhe ku dhunimi është përdorur si mjet i luftës ndaj qytetarëve të pafajshëm të Kosovës të ushtruar nga ana e forcave ushtarake policore dhe paramilitare të regjimit të Millosheviçit. Këto të dhëna burojnë nga raportet e shumta të organizatave të shumta edhe në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, të cilat janë marrë kryesisht me krime të luftës dhe një nga këto raporte është ai i Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, pastaj edhe nga raportet e shumta që janë për mbrojtjen e grave edhe shumë e shumë raporteve të tjera, të cilat janë marrë si pjesë e hulumtimeve të shumta dhe studimeve që janë bërë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë”, tha ajo në një intervistë për Deutsche Welle.

“Ne e dimë shumë mirë dhe jemi dëshmitarë vetë, unë personalisht këto 10 vitet e fundit që jam marrë në mënyrë aktive me këtë çështje dhe me këtë kauzë, ka qindra gra dhe qindra burra të cilët i kam takuar brenda Kosovës. Në qoftë shohim edhe në rajon kemi mbi 44 mijë të dhunuar që janë në Bosnjë dhe Hercegovinë, kemi mbi 7 mijë që janë në Kroaci, kështu që sillen statistika mbi 70 mijë apo 80 mijë gra dhe burra të dhunuar vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor apo të Evropës Juglindore”, u shpreh ish-presidentja. /Insajderi.com