Jahjaga pjesë e Forumit për Zhvillim, Stabilitet dhe Krizën e Refugjatëve në Katar

Jahjaga pjesë e Forumit për Zhvillim, Stabilitet dhe Krizën e Refugjatëve në Katar

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke marr pjesë në Forumin për zhvillim, Stabilitet dhe Krizën e Refugjatëve në Katar.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e hapjes së këtij forumi.

“Sot mora pjesë në hapjen e Forumit për Zhvillim, Stabilitet dhe Krizën e Refugjatëve në Doha të Katarit, nën patronatin e Lartëmadhërisë së tij, Sheikh Tamim Bin Hamad Al-Thani”, ka shkruar Jahjaga, në Facebook.

Ajo ka treguar se ky forum që mbajet çdo vit hap mundësi të reja bashkëpunimi për adresimin e sfidave të ndryshme globale.

“Me moton “Aty ku mendimtarët dhe vendimmarrësit takohen”, ky forum i përvjetshëm mbledh pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe hap mundësi të reja bashkëpunimi për adresimin e sfidave të ndryshme globale”. /Insajderi.com