Jakup Krasniqi e pranon se dy të arratisurit në skandalin 2 milionësh janë pjesë e NISMA-s

Jakup Krasniqi e pranon se dy të arratisurit në skandalin 2 milionësh janë pjesë e NISMA-s

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, e ka pranuar se dy personat e arratisur të dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë euro janë anëtarë të partisë së Fatmir Limajt.

Por, ai tha se personat e arratisur nuk kanë pozita institucionale dhe ai tha se partia i ka marrë masat.

Po ashtu, Krasniqi për FrontOnline theksoi se kjo vjedhje është e papranueshme dhe kërkoi nga Qeveria që të marrë masa për të mbrojtur paratë e tatimpaguesve.

“Zyrtari që ka qenë në atë ministri nuk është pjesë e strukturave të Nismas, por kandidatët e tjerë që janë përmendur janë anëtarë të Nismas, por që nuk kanë qenë pjesë të institucioneve dhe natyrisht që Nisma i ka marrë masat e veta në këtë drejtim. Për neve një veprim i tillë është i papranueshëm dhe se përgjegjësia kryesore është e Qeverisë dhe e institucioneve të shtetit që vërtetë nuk kanë marrë masa për të mbrojtur paratë e tatimpaguesve të Kosovë”. /Insajderi.com