Jakup Krasniqi i dërgon letër nga Haga bashkëshortes së tij me rastin e ditëlindjes: Sa e vështirë qenka të festoj larg teje

Jakup Krasniqi i dërgon letër nga Haga bashkëshortes së tij me rastin e ditëlindjes: Sa e vështirë qenka të festoj larg teje

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit sot feston ditëlindjen, derisa vajza e tyre, Gresa, ka publikuar letrën që ish-kryeparlamentari e ka dërguar nga Haga, përcjell Insajderi.

Vajza e Krasniqit, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar urimin që ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, e ka shkruar për bashkëshorten e tij.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patëm ne të dy! “Jakup Krasniqi15 Maj, 2021″, ka shkruar Gresa.

Jakup Krasniqi është duke u akuzuar nga Gjykata Speciale për të ashtuquajtura “krime të luftës”./Insajderi.com