Jakup Krasniqi shërohet nga Coronavirusi

Jakup Krasniqi shërohet nga Coronavirusi

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se është shëruar virusi COVID-19.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemorkate, ishte infektuar me Coronavirus javë më parë.

Ai ka thënë se të premten e ka bërë testin dhe ka rezultuar negative që nënkupton shërim nga virusi.

“Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi në Facebook.

Shumë figura publike kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në muajt e fundit.

Gjendja në Kosovë po konsiderohet të jetë kritike për shkak të rasteve të shumta pozitiv dhe vdekjeve të përditshme si rezultat i virusit COVID-19. /Insajderi.com/