Jakup Krasniqi tregon nëse ka pranuar ftesë nga Specialja

Jakup Krasniqi tregon nëse ka pranuar ftesë nga Specialja

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është një ndër pesë emrat që mund të jenë të akuzuar potencialë nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Se në propozim-aktakuzën ku përfshihen presidenti Hashim Thaçi e kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bën pjesë edhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, u bë e ditur nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.

Krasniqi tha për Klan Kosova se nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga kjo gjykatë.

“Unë përpos që jam intervistuar nga Dhomat e Specializuar dhe jam mbrojtur në heshtje, asgjë zyrtare nuk kam pranuar. Tani jam duke e shkruar një libër për Specialen ku do të bëj të ditur aty se çka po ndodhë në lidhje me publikimin e aktakuzave”. /Insajderi.com