Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës janë paraqitur 114 deputetë, të cilët janë nënshkruar në listën e pranisë dhe mëditjeve.
Kurse aktualisht kur seanca ende po vazhdon, në sallë janë të pranishëm vetëm 32 deputetë. Ndërkaq aty nuk figuron asnjë ministër i Qeverisë Haradinaj.
Këto shifra i ka dhënë Albert Krasniqi nga KDI i cili monitoron punën e Kuvendit.
“Aktualisht në sallën plenare të Kuvendit: Ministra: 0, Deputetë: 32, Deputetë të nënshkruar në listë: 114”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com