Hoti në IKSHPK

“Janë lodhur, por s’mund ta lënë frontin”

Kryeministri i Kosovës deklaron se e kupton lodhjen e madhe të personelit shëndetësor në luftë me COVID-19. Por, ai thotë se s’lejohet dezertimi, ende jo. Beteja duhet të vazhdojë sipas Avdullah Hotit.

“Janë lodhur, por s’mund ta lënë frontin”

“Janë lodhur, por s’mund ta lënë frontin”, ka thënë Avdullah Hoti për mjekët dhe profesionistët shëndetësorë, sot, ditën e Kurban Bajramit, kur ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton Insajderi.

Kryeministri e ka pranuar, me shqetësimi, se “gjendja është e rëndë”. Prandaj ka falënderuar qytetarët që po i respektojnë masat e marra së fundi nga qeveria që ai udhëheqë.

“Personeli mjekësor në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, nuk mund ta lënë frontin… E di që janë lodhur tash e gjashtë muaj që përballen me këtë situatë…. Jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre dhe parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm, për përgatitjet që ne duhet bërë”, tha Hoti.

Në vizitën e tij, kryeministri është takuar drejtorin e Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi, drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Berisha dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Hoti, ka shtuar se beteja e që po bëhen gati gjashtë muaj që ka filluar me virusin tashmë është shndërruar në “mision kombëtar”./Insajderi.com