Janë refuzuar 12 mijë e 566 votues nga diaspora

Janë refuzuar 12 mijë e 566 votues nga diaspora

Organizata Germin ka publikuar të dhëna nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime të cilat po verifikohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, njofton Insajderi.

Sipas Germin, deri në ora 19:00, janë refuzuar 12 mijë e 566 votues nga diaspora.

Të dhënat e publikuara tregojnë se 26 mijë e 69 zarfe janë hapur, ndërkaq nga to janë verifikuar gjithsej 43 mijë 982 votues.

Ndërkaq, prej tyre janë aprovuar 31 mijë e 416 votues.

“Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit”, thuhet në njoftimin e GERMIN./Insajderi.com