Femra më e votuara nga koalicionit PDK-AAK-Nisma, në zgjedhjet e 11 qershorit, Sala Berisha – Shala, është shprehur e bindur se tashmë janë siguruar votat për ta formuar qeverinë.
“Unë them që PAN i ka votat e siguruara për ta bërë formimin e qeverisë. Dy deputetët tjerë që na nevojiten për ta bërë të mundur formimin e qeverisë, janë të siguruar” ka thënë Berisha-Shala.
Berisha-Shala foli edhe për mundësinë që në vend të ketë ngërç politik, ku u shpreh e bindur që pas sigurimit të deputetëve të nevojshëm për formim të qeverisë, atëherë ngërçi është i pamundur, transmeton Gazeta Tribuna.
Ajo ka shtuar se PDK ka qenë gjithmonë e gatshme që të sakrifikojë për të mirën e shtetformimit të vendit dhe të mirën e qytetarëve të saj.
Kjo gjë, sipas saj është parë edhe në rastin e fundit, ku Kadri Veseli ka hequr dorë nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që të formojë një koalicion që është në të mirën e qytetarëve.
Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë
Hulumtimi është përgatitur në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Demokracy Plus