Janjiq pas takimit me Hotin: Shpresoj se gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë

Sava Janjiq shtoi gjithashtu se “është e rëndësishme të mbani në mend se ekziston një Ligj për Zonat e Mbrojtura Speciale, i cili nuk lejon që rrugët magjistrale të ndërtohen përmes zonave të mbrojtura, siç është rasti me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë”.

Janjiq pas takimit me Hotin: Shpresoj se gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë

Abati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se shpreson “në një zgjidhje të pranueshme për të gjithë”, njofton Insajderi.

Janjiq në këtë takim me Hotin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhje për rrugën Deçan – Plavë e cila, sipas klerikut, po ndërtohet në zonë të mbrojtur dhe në pjesën që i takon Manastirit.

Janjiq shtoi gjithashtu se “është e rëndësishme të mbani në mend se ekziston një Ligj për Zonat e Mbrojtura Speciale, i cili nuk lejon që rrugët magjistrale të ndërtohen përmes zonave të mbrojtura, siç është rasti me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë”.

Pas takimit është prononcuar edhe kryeministri Hoti.

Ai ka deklaruar se “ne kemi kulturë institucionale edhe si Komunë edhe si Qeveri për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës”.

Hoti shtoi se “jemi këtu për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e qytetarëve të Deçanit. Po ashtu për të avancuar standardin e jetës së qytetarëve të Deçanit, në të njëjtën kohë për të treguar kujdesin e nevojshëm ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë”.

Kryeministri ka premtuar se “në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejmë zgjidhje më të mirë të dakorduar nga të gjithë”./Insajderi.com

Hoti për rrugën Deçan-Plavë: Do të gjejmë një zgjidhje, kemi kulturë për të respektuar ligjet