Japin dorëheqje tre anëtarë ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Japin dorëheqje tre anëtarë ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje “për shkak të mospajtimit për deklarimin publik të pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Kosovës për Akreditim, përmes një komunikate për median ku ndër të tjera thuhet se në mbledhjen e mbajtur të mërkurë janë shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve.

“KShC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës”.

Po ashtu, bëhet e ditur se KShC-ja ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për të gjitha ankesat dhe kërkesat e paraqitura në këtë institucion.

“Gjatë kësaj jave në ueb faqen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim do të publikohet vendimet e KShC-së dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit”, vijon komunikata.

E themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencёs dhe Teknologjisё, AKA bёn vlerёsimin e cilёsisё sё institucioneve publike dhe private arsimore tё larta./Insajderi.com