Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë prej 810 mijë eurove

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë prej 810 mijë eurove

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se ka pranuar pajisje mjekësore të dhuruara nga Japonia për ndërtimin e kapaciteteve kundër COVID-19.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, pajisje mjekësore kanë vlerën e 810 mijë eurove, përcjell Insajderi.

“Me arritjen e këtyre pajisjeve është implementuar plotësisht marrëveshja për dhënien e pajisjeve, e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Arben VITIA dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori OGASAËARA.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben VITIA shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli japonez dhe qeveria e Japonisë. Në përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve, ja kemi dal t’i përgjigjemi situatës falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk u dorëzuan, në shërbim të shëndetit publik”.

“Mitsunori OGASAËARA theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor”, thuhet tutje në kumtesë.

Nga mbështetja e Japonisë janë dhuruar shtatë monitorë shtrati, tre Termografë, dy aparate me ultratinguj dhe një radiografi mobile.

“Pajisjet do të shpërndahen nga sot, kryesisht në spitalet e përgjithshme, si dhe klinikat e ShSKUK-së”./Insajderi.com